Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit në një tjetër protestë mosbindje civile, të hënën, 23 dhjetor.

Protesta e PD-së është planifikuar të nisë në orën 17:00.

Mësohet se simpatizantët e opozitës do të bllokojnë disa nyje kryesore të qarkullimit në Tiranë.

Segmentet që do të bllokohen janë rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds