Ashtu si çdo herë tjetër kur ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë,  në rrugët e Lushnjës edhe këtë të premte nuk kanë munguar ujërat në lartësinë deri në 20 cm në disa rrugë.

Situata e përsëritur çdo herë që bien reshje shiu dhe kjo është e katërta për muajt tetor- nëntor, nuk ka sjellë asnjë reagim për të përmirësuar gjendjen. Kunetat e ujërave sipërfaqësore nuk e kryejnë funksionin e tyre në raste reshjesh me intensitet të lartë.

Rrugët kanë prezencë të madhe uji ndërsa në disa pika janë tejet të rrezikshme për t’u kaluar jo vetëm nga këmbësorët por edhe nga automjetet e vogla.

Prej kohësh me këtë gjendje të rrugëve në ditë me reshje dhe nga institucioni i pushtetit vendor nuk ka pasur asnjë reagim duke i lënë rrugët e Lushnjës si Venecia e dytë në raste reshjesh të dendura!!!

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds