Rruga Lushnjë-Ballagat me gjatësi 11 km paraqet problem për kalimin e automjeteve ,pasi nuk është rikonstruktuar dhe mirëmbajtur.
Kjo rrugë është rehabilituar në vitin 2009 nga qeveria shqiptare.Para pak kohësh janë bërë disa riparime të pjësshmë nga bashkia e Lushnjës por që edhe këto ndërhyrje janë dëmtuar përsëri.
Dita ditës kjo rrugë vetëm se vazhdon të prishet,kur ka reshje në disa segmente dheu rrëshket në rrugë,e disa segmente të tjerë përmbajnë gropa ,e përveç kësaj ky aks rrugorë ka një gjërësi tepër të vogël çka bën që shumë makina të gërrvishen me njëra-tjetrën ,apo dhe të aksidentohen.
Nuk është hera e parë që banorët e zonës së Darsisë të ankohen pas kamerave për rrugën e prishur.Ata shprehen se gjendja e kësaj rruge po ua vështirëson jetën.Duhet të vendosi dorë shteti ,të na e rregullojë njëherë e mirë këtë rrugë.
Mungesa e infrastrukturës në këtë zonë nuk vështirëson vetëm jetesën por edhe mbijetesën.Kjo rrugë lidh 5 fshatra me qytetit e Lushnjës dhe të Peqinit.Sakaq pikërisht në këtë rrugë banorët duhet të trasportojnë prodhimet e tyre çdo ditë për ti shitur ato në treg gjë e cila po vështirësohet edhe më shumë.
Veç kësaj harresa e institucioneve dhe mungesa e investimeve ka tkurrur numrin e popullsisë në këtë zonë,pasi njerëzit kanë zgjedhur të largohen për kushte më të mira jetese.