Fshati Hajdaraj në Lushnjë ndodhet vetëm dy kilometra larg qytetit, por banorët e tij jetojnë si në mesjetë. Rruga e fshatit rreth dy kilometra majë kodrave është një aks i pakalueshëm që s’ka parë asnjë rikonstruksionin, ku kalojnë vetëm kuajt e gomerët dhe ndonjë motorr e fuoristradë. Nga ana tjetër,uji që vjen në rubineta është jashtë çdo standardi jetik, here i kuq, herë jeshil dhe me aromë të keqe. Situata në Depon e ujit është skandaloze!!!
Banorët e fshatit, dikur afro 1000 ndërsa sot rreth 250 kërkojnë shërbimet për të cilat ata paguajnë taksat. Mungesa e kushteve na detyron të largohemi dhe ne që kemi mbetur, thonë banorët.
Një përfaqësi e tyre ka takuar Kryetaren e Bashkisë ditën e djeshme dhe premtimet vijojnë të jenë të njëjta: do ta fillojmë rikonstruksionin e rrugës dhe do bëjmë një tjetër shpim për pus uji.