Një tjetër korridor turistik për të gjithë frekuentuesit e plazhit të virgjër të Adriatikut është hapur tashmë në zonë. Rikonstruksioni dhe asfaltimi i rrugës nga Babunja në drejtim të plazhit të Adriatikut, jo vetëm shkurton kohën dhe karburantin por krijon edhe një tjetër pol me potenciale të reja zhvillimit agroturistik. Zona fushore pas kodrave të Gjenerukës drejt detit e njohur për shumëllojshmërinë e perimeve dhe zhvillimin blegtoral, tashmë së fundmi ka një tjetër frymëmarrje në agroturizmin e zonës. Megjithëse janë vetëm fillesat kanë nisur të ngrihen jo vetëm ambientet akomoduese për turizmin disa ditor, ku nuk gjehen vetëm shërbimet e lartpërmendura,por edhe qyteti antik i Arnisës e deri tek kishat e njohura zonës së Karavastasë. Agroturizmit dhe plazhi i Adriatikut me investimet e infrastrukturës rrugore po i bashkangjitet parkut Parkut Kombëtar Divjakë Karavasta duke u shkrirë njëra me tjetrën në mënyrë natyrale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds