Dy muajt e parë të këtij viti kanë shënuar një bilanc jo pozitiv për sa i përket eksporteve dhe importeve të frutave dhe perimeve. Të dhënat tregojnë se importet e tyre janë rritur me 63% në të njëjtën periudhë të vitit. Në një artikull revista Monitor shkruan se statistikat zyrtare për tregtinë e jashtme tregojnë se ekonomia shqiptare po rrit varësinë në importe, duke reflektuar në këtë mënyrë dëmin që krijoi rënia e vlerës së euros në sektorin e prodhimit.

Rritjen më të madhe e ka patur importi i perimeve me 79% më shumë se në dymujorin e parë të vitit 2023, ndërsa importi i frutave ishte 49% më i lartë në dymujorin 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një rritje e tillë e imprteve tregon se numri i lartë i turistëve nuk po e rrit prodhimin vendas, duke bërë që paratë që ato lënë në vendin tonë të shkojnë sërish jashtë për importin e ushqimeve.

Nga ana tjetër ulja e numrit të popullsisë në fshatra ka bërë që të mos ketë shumë të mbjella, madje ka sjellë reduktimin e tyre në ngastra të vogla për vetëkonsum. Duke u përballur me pak produkte vendase dhe kërkesë të lartë në treg që vjen dhe si pasojë e numrit të lartë të turistëve, vendi po i drejtohet importit, i cili po rritet me shpejtësi vitet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds