Erion Braçe deputeti i Partisë Socialiste, njoftoi nga foltorja e Kuvendit se pensionet do të rriten me 8.6% për të gjitha kategoritë. Gjithashtu ai deklaroi se edhe në dhjetor të gjithë pensionistët do të marrin bonusin e përvitshëm për festat e fundvitit. Braçe tha se kjo rritje mbulon plotësisht normën e rritjes së inflacionit dhe se do të sjellë për 3 muajt në vijim 3.2 milion lekë plus.