Tregu i Fruta Perimeve në zonën e Ypsilonit ofron një shumëllojshmëri të frutave dhe perimeve të stinës. Çmimet sivjet janë pak me te larta krahasuar me vitin e kaluar thotë njëri nga tregtarët. Kushtet jo të favorshme atmosferike jane arsyeja kryesore e rritjes së çmimit te fruta perimeve me 100 lekë te vjetra më lart se viti i kaluar.
Rritja e cmimit ka sjellë rënien e fuqisë blerëse gjë që është shqetësuese për tregtarët. Gjithashtu qytetarët zgjedhin dhe blejnë sipas gjendjes së tyre ekonomike. Jasht kamerave qytetarët shprehen se çmimet këtë vit janë më të papërballueshem për ta. Pensionistët e vuajnë më shumë këtë rritje pasi pensioni i tyre është i vogël.
Emigrimi është një faktor tjetër që tregu është bosh dhe tregtarët të pakënaqur.