Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, teksa një avion që kishte shkuar për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në zonën e Karystos, është rrëzuar.
Në momentin që avioni është afruar për të hedhur ujin, njëri nga krahët e tij ka goditur një pemë, e më pas ka humbur orientimin duke u rrëzuar. Momenti tragjik është parë ‘live’ në disa kanale televizive që ishin në transmetim.
Avioni me dy persona në bord ndodhej në një terren të vështirë në momentin e rrëzimit, pranë fshatit Plantanistot ku flakët vetëm përparojnë. Fatkeqësisht dy pilotët kanë vdekur në vend, ndërsa mendohet se mund të jenë më shumë se dy.
Alarmi për rrëzimin e tij është ngritur në Zjarrfikëset në zonën e Platanistos.
Canadair u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u humb nga radarët. Në videot e publikuara nga mediat greke duket momenti ku pasi është rrëzuar, ka shpërthyer në vend.
Avioni që u rrëzua është një ‘CL-215’, që i përket Forcave Ajrore dhe kishte një ekuipazh prej dy personash.