Protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës është shoqëruar me tensione dhe përplasje.

Protestuesit u kanë vënë zjarrin disa gomave, kanë shkulur gardhin metalik dhe kanë hedhur sende të forta drejt policisë. Policwt u janë përgjigjur me spraj lotësjellës. çka ka shkaktuar edhe lëndimin e Klevis Balliut, Flamur Nokës, Belind Këlliçit dhe Bledion Nallbatit.

Balliu duket se është lënduar më keq, duke pasur probleme edhe me sytë.

Një efektiv policie u lëndua, pasi protestuesit e kanë goditur me shishe në sy.

Pas 1 orë e gjysmë u mbyll protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Mësohet se të mërkurën, do të mbahet protesta e radhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds