Fermerët e bashkisë së Roskovecit sapo ka nisur prodhimi i domates në sera, ndërkohë që po përballen me frikën e falimentimit e kjo për shkak të çmimit të ulët me të cilin merret prodhim nga pikat e grumbullimit. Në Roskovec, prodhimi është i mbarë, ndërsa fermerët tregojnë se cmimi ndryshon e askush nuk ushtron kontroll, duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit në këtë sektor.

Edhe pse të zhytur ne kredi, fermerët nuk kanë mundësi tjetër për të siguruar të ardhurat, ndërsa një pjesë e mirë i kanë braktisur serat e janë larguar ndërkohë që ata që kanë ngelur nuk arrijnë të sigurojnë dot as fuqinë punëtore

Shpeshherë fermerët ankohen për mënyrën se si operohet nga pikat e grumbullimit, të cilat sipas tyre, janë të pakontrolluara, çka lë vend për abuzim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *