Një zjarr i rënë rreth orës 10 paraditen e sotme ka rrezikuar të djegë banesat në fshatin Allprenaj. Zjarri ka djegur bimësi të thatë dhe disa rrënjë ullinj. Banorët e zonës me mjete rrethanore janë munduar të mbajnë zjarrin nën kontroll deri në ardhjen e zjarrfikësëve. Zjarrfikësit kanë vënë në kontroll  zjarrin duke e shuar përfundimisht. Policia po heton  për të zbuluar shkaqet pasi zjarri ka rrezikuar banesat.

Sipas të dhënave të para dyshohet për një zjarr aksidental, por përhapja e tij ka marrë përmasa të frikshme dhe banorët luftuan me flakët për të mos lejuar djegien e banesave.

Pavarësisht paralajmërimeve të hërë pas hershme nga Policia dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla për arrëstimin dhe dënimin deri në 15 vite burg për zjarrvënësit, zjarret vazhdojnë duke përhapur frikë  dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

By RTV 4+

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *