Këtë të premte,një grup nga opozita ka  protestuar para Bashkisë së Tiranës ,ku kërkonin largimin dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ndërkohë qytetarët janë përplasur me protestuesit pasi kanë bllokuar kalimin e automjeteve pranë bashkisë duke rënduar trafikun. Kjo është protesta e 41 e opozitës.

Lajmi është dhënë nga drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Opozita është rikthyer sot në protestë para Bshkisë, në një kohë ku SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij. Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën ”5D”, si dhe tek inceneratori i Tiranës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds