Bashkia e Lushnjës vijon punën për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit. Që nga dita e djeshme rruga “Vojo Kushi” e cila ndodhet pas bashkisë po i nënshtrohet riparimit të pjesshëm, pasi ishte dëmtuar në disa vende nga mjetet dhe nga koha. Punimet për mbushjen e gropave me asfalt po kryhen nga Ndërmarja e Pasurive Publike pranë bashkisë. Dje u vendosën piketimet e gropave që do të mbushen dhe sot u gërrmuan dhe u hoqën me mjetët e rënda të bashkisë pjesët e asfaltit të dëmtuar. Sipas informacionit që TV 4+ ka marrë pranë ndërmarrjes punimet për asfaltimin e pjesëve të dëmtuara do të përfundojnë nesër pasdite. Policia Bashkiake ndodhet në terren dhe është angazhuar për devijimin e levizjes së automjeteve. Trafikun është rënduar nga këto punime duke qënë se ky segment rrugor është shumë I frekuentuar nga lëvizja e automjeteve.