Qendra Tregtare Metropol Center rihapet me ambjente te reja te rinovuara pas një periudhe 6 mujore e mbyllur për shkak të zjarrit që ra në dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë rihapje te pjeshme, risia eshte në investimin e realizuar duke ofruar sigurinë maksimale dhe teknologjinë e fundit sipas të gjitha standarteve europiane, ku i gjithë proçesi i sistemeve anti-zjarre si: detektimi, sinjalizimi, evakuimi dhe ai i shuarjes së flakëve kryhet në mënyrë automatike. Në këtë mënyrë ofrohet shërbim dhe siguri maksimale për partnerët, klientet dhe të gjithë vizitorët!
Blerësit shprehen të kënaqur për rihapjen e Qendrës Tregtare Metropol .
Metropol Center i cili është një qytet brenda Qytetit falenderon qytetarët lushnjarë dhe jo vetëm që janë pjesë e rrugëtimit, të rritjes dhe suksesit të kësaj qendre tregtare.