Riaktivizimi i zjarreve të rëna më parë është frika që shoqëron banorët këto ditë vere. Kjo ka qënë situata në kodrat pranë Golemit, pasi një vatër zjarri u riaktivizua përsëri në fundjavë. Përsëri zjarrfikësit kanë shkuar për të izoluar dhe shuar zjarrin të shoqëruar nga forcat e policisë së shtetit edhe banorët. Më ujë në duar Edmond Tabaku tregon se iu dogjën vreshtat dhe kabulli i energjisë elektrike që përdorte.
Sipas policisë për zjarrin e parë janë proceduar dy persona të dyshuar si autorë të zjarrvëniës dhe djëgiës së ullishtes dhe tokave bujqësore në Golem në afërsi të varrezave. Ditët e fundit në Lushnjë fenomeni i zjarreve ka goditur rëndë tokat e kultivuara me ullishte ndërsa zjarrfikësit janë impenjuar në ndihmë të komunitetit.