Përfshirja e të miturve në veprimtari kriminale , rezulton në shifra shqetësuese në Fier. Vetëm përgjatë vitit 2024 për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë 100 të mitur.
Psikologia Krisalda Sauli, ka renditur një sërë faktorësh që ndikojnë në përfshirjen e të miturve në aktivitete të paligjshme si mosgjetja e vetes në ambientin familjar, frekuentimi jo sistematik i shkollës , tekstet e këngëve që qarkullojnë në tregun muzikor, të cilat janë një shtysë për prirje të dhunshme apo më keq akoma, rekrutim në aktivitetet kriminale.
Psikologia Sauli ka pohuar gjithashtu se grupmosha më delikate është 13- 18 vjec, ndërsa procesin e riintegrimit në shoqëri e sheh si tepër të vështirë duke iu referuar edhe rasteve konkrete të ndjekura nga vetë ajo.
Ndërkohë në statistikat e Policisë Fier për vitin 2024, kryeson drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt dhe pa leje drejtimi ,me 44 raste , por shqetësuese mbeten edhe të dhënat e përfshirjes së adoleshentëve në krime kundër shëndetit, pasurisë dhe narkotikëve.