Dikur ishte një rrugë që shërbente për kalimin e qerreve dhe karrocave që shkëmbenin mallrat ndërmjet Spolatës dhe Grabjanit, por në vitet ’90 u harrua si rrugë e përdorshme. U deshën të kalonin 34 vjet që të mendohet dhe të vihet në përdorim të fermerëve kjo ish rrugë e cila sot po nis të rigjallërohet.

Kanë filluar punimet pas studimeve dhe projekteve të financuara nga qeveria shqiptare, ku ky segment së bashku me pjesën tjetër Gërmenj – Biçukas përmbush rrugën e kurorës së kodrave. Segmenti Spolatë – Grabjan rreth 5 km i gjatë në përfundim do të lidhë jo vetëm Spolatën me Grabjanin, por dhe zonën tjetër kodrinore. Faza e parë ajo e hapjes së trasesë ka përfunduar dhe që tani është jo vetëm lidhëse në transportin e mallrave dhe njerëzive, por edhe mjaft piktoreske.

Rruga kalon nëpër fushat bujqësore të fermerëve me sera, por edhe mes plantacioneve të shumta me ullinj të kësaj zone të begatë. Rruga do të ketë parametrat e një rrugë rurale dhe do të lehtësojë qarkullimin e prodhimeve bujqësore të kësaj zone. Rikthimi i vëmendjes tek kjo zonë i hap rrugë progresit dhe zhvillimit, pasi kishte mbetur një vend i harruar në kohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds