Mbrëmjen e djeshme moti i keq me furtunë dhe reshje të shumta me intensitet të lartë kanë bërë që disa rrugë në qytetin e Lushnjes të jenë nën pushtetin e ujit.
Kjo situatë po ndodh sa herë që reshjet e shiut janë në intesitet të lartë. Qyteti jonë duket se mbetet ende i cenueshëm ndaj përmbytjeve, gjë e cila ndikon negativisht në jetën e përditshme dhe sigurinë e qytetarëve.
Dhjetëra automjete rrezikojnë defekte të shumta kur kalojnë në disa vende si kryqëzimi i spitalit,bulevardi kryesor dhe disa pika të tjera. Mjetet duket sikur lundrojnë, kjo situatë është e përsëritur çdo herë që bie shi.
Mbrëmja e djeshme është shoqëruar dhe me ndërprerje të energjisë elektrike jo vetëm në zonat rurale por edhe në qytetin e Lushnjes,për shkak të erërave të forta ,kjo një tjetër sfidë për banorët.
Mungesa e kanalizimeve dhe bllokimi i pusetave në rrugë sjellin përmbytje të herëpashershme në qytet.
Mbrëmjen e djeshme arritën kryesisht në gjatësinë prej 100 metër të rrugës, por që për drejtuesit e automjeteve sjell probleme, sepse thellësia arrin mbi 40 cm ujë.
Ky fenomen përsëritet shpesh në qytetin e Lushnjës , duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e infrastrukturës dhe përgatitjen për përballjen me kushtet ekstreme të motit gjatë dimrit.
Institucionet përkatëse duhet të reagojnë dhe të marrin masa të menjëhershmë për të shmangur përsëritjen e këtyre situatave në ditët në vazhdim.