Mjafton një zjarr dhë nxjerr në pah pamundësinë e Repartit Zjarrfikës për të përballuar situatën.
Prej kohësh Repartit i Mbrojtjes nga Zjarri ka mungesë të theksuar të bazës materiale dhe mungesë të zjarrfikëses së vogël .
Zjarri i nisur në disa toka bujqësorë në Karbunarë të Lushnjës nuk u përhap pasi ndërhynë vetë banorët. Në ndihmë të tyre ërdhën punonjës të rajonit numër 5 dhe më pas forcat e policisë.
Më kova uji në duar banorët kanë bërë të mundur izolimin e tij ndërkohë që mjeti i vetëm zjarrfikës ndodhej në një tjëtër situatë emergjence.
Pas 15 minuta përpjekje për të kontaktuar më zjarrfikësen dhe policinë, më në fund u përgjigj Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lushnjë.
Forcat e Rendit erdhën në vendngjarje dhe ndërmorën masat e nëvojshmë për të identifikuar dhe arrëstuar autorin e zjarrvënies, kurse Shërbimi Zjarrfikës nuk erdhi dhe banorët vijuan më kova.
Kanë qënë dy mjete të mëdha zjarrëfikëse, por asnjëra prëj tyre nuk duket të qarkullojë prej muajsh.