Rreth 1.2 milionë pasagjerë kanë shkelur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës gjatë korrikut.

Shifra është ndjeshëm më e lartë se një vit më parë, duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e Shqipërisë si një qendër lidhëse rajonale.

Rreth 70% e hyrjeve të muajit korrik ishin pasagjerë të huaj, ndërsa Rinas është gjithashtu edhe një portë e rëndësishme për turizmin në Shqipëri. Në shtatë muajt e parë të vitit shifrat tregojnë se janë gati 6 milionë pasagjerë që kanë mbërritur në vend, ndërsa numri i të huajve që kanë vizituar Shqipërinë është rritur me 157% në këtë periudhë.

Krahas rritjes së numrit të pasagjerëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës arriti një moment historik të ri operacional në korrik, duke procesuar 126 fluturime në mbërritje dhe 126 në nisje brenda një dite, duke numëruar gjithsej 252 fluturime – numri më i lartë i regjistruar deri më sot.

Ndërkohë aeroporti po avancon punimet e zgjerimit të terminalit për të rritur kapacitetet e tij. Ndërtimi do të rrisë numrin e portave duke i dhënë mundësinë aeroportit të mirëpresë më shumë pasagjerë në të ardhmen.

Shifrat rekord të arritura brenda një periudhë të shkurtër kohore i dedikohen investimeve dhe menaxhimit të Kastrati Group, i cili vazhdon të përmirësojë dhe zgjerojë infrastrukturën dhe shërbimet e aeroportit duke e shndërruar në një faktor kyç të rritjes ekonomike të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds