Javën e parë të gushtit janë regjistruar 5 pacientë me simptomat e etheve të Nilit perendimor në spitalin e Fierit. Ata janë dërguar në QSUT ku po marrin mjekim te specializuar. Tre prej tyre janë konfirmuar të prekur nga sëmundja ndërsa për dy pacientët e tjerë po priten analizat.
Shefja e shërbimit epidemiologjik në Fier Anila Mocka sqaroi se gjendja e pacientëve është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Dezinsektim intensiv po kryhet jo vetëm në vatrat ku u shfaq infeskioni por në të gjitha territoret që shërbejnë si habitate për mushkonjat. Me këtë rast specialistët e shëndetit publik i bëjnë thirrje bashkisë së Fierit të pastrojë kanalet vaditës pasi prezenca e mbetjeve urbane ne këto ujëra i bën ato vatra potenciale të vektorëve, mes të cilëve më të rrezikshmit janë ata të infektuar me “Ethet e Nilit “
Masat parandaluese janë të rëndësishme sipas Moçkës. Uji i ndenjur që shërben për shumimin e mushkonjave duhet të eliminohet nga cdo shtëpi apo mjedis tjetër i hapur.