Në vitin 2021 nisi si një projekt pilot regjistri online, i njohur si një platformë për informacionin parauniversitar, ku do të kishin akses mësuesit edhe prindërit në kohë reale. Në fillim të sezonit shkollor të këtij viti, mësuesit e institucioneve arsimore publike dhe jopublike janë njoftuar se tashmë nuk do të përdoren më regjistrat fizikë, por hedhja e notave, mungesave dhe i gjithë dokumentacioni shkollor do të zëvëndësohet me aktivitetin online.

Përvec anëve pozitive kjo risi ka edhe anët negative, pasi jo të gjithë mësuesit zotërojnë njohuritë e duhura në teknologji sidomos arsimtarët në prag pensioni. Mësuesit në shkollat publike shprehen jashtë kamerave se problematike është edhe mungesa e pajisjeve elektronike në institucionet arsimore për çdo mësues, apo mungesa e internetit dhe e valëve në zonat rurale.

By RTV 4+

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *