Qeveria mori vendimin sot se studentët e mjekësisë duhet të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësor për 5 vite në vend.
Ndërsa për studentët që janë duke e ndjekur mjekësinë aktualisht, detyrimi mund të jetë me më pak vite.

Kryeministri Edi Rama theksoi se populli shqiptar nuk mund të paguajë taksa që mjekët që formohen me tarifa simbolike dhe në universitet që mbahet nga taksat e tyre të ikin që ditën e parë.

Ky projektligj do të prezantohet në Kuvendin e Shqipërisë me procedurë të përshpejtuar, pasi në muajin gusht të gjithë ata maturantë që duan të studiojnë programin Mjekësi e Përgjithshme, kanë provimin shtesë të digjitalizuar që do të zhvillohet në muajin gusht pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

I pyetur nga gazetarët pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se me Ramën takohet vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverisë, kryeministri refuzoi të përgjigjet, por tha se “do të flas kur të jetë koha për të folur, do të flas nesër në Prishtinë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds