Kryeministri Edi Rama ka shtruar mbrëmë Iftar në hollin e Pallatit të Kongreseve ku të pranishëm kanë qenë politikanë, ish figura të rëndësishme të Partisë Socialiste, diplomatë, këngëtarë, efektivë të Policisë së Shtetit.

Kreu i qeverisë i shoqëruar nga bashkëshortja ka qëndruar në një tavolinë me ish kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

I pranishëm ishte gjithashtu edhe Presidenti Bajram Begaj, ndërkohë që secili prej ministrave ishte ulur në një tavolinë me personalitete të fushave të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds