Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Uashingtonit, ku edhe do të mbahet edhe samiti i thirrur nga presidenti Joe Biden për 75 vjetorin e NATO-s.
Raportohet se sapo ka mbaruar mbledhja e Kryesisë në të cilën u morën vendimi për zyrtarizimin e kandidatit të PS për zgjedhjet në Himarë dhe shtyrja e mbledhjes së Kongresit Zgjedhor për në 27 korrik, Rama është nisur drejt Rinasit.
Samiti treditor i NATO-s që do të mbahet në Uashington nga 9 deri më 11 korrik do të jetë i pari që përfshin Suedinë si anëtare të aleancës.
Samiti historik shënon gjithashtu 75 vjetorin e themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e cila tani është një aleancë e fortë ushtarake e 32 vendeve.