Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet e projektit Lungomare 3 që pritet të lidhë përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin duke krijuar shtigje për këmbësorët, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha teksa shihte nga afër projektin, Rama iu dha dhe disa sugjerime inxhinierëve për ngjyrën që do të kishte fasada e punimeve. Rama sugjeroi që të përdorej ngjyra rozë, apo violetë dhe bojëqielli, që të dukeshin si vepra arti. Po ashtu nuk kanë munguar as momentet plot batuta, ku disa qytetarë që kishin zgjedhur të laheshin në det e ftuan Ramën që t’u bashkohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds