Pyetjes kryesore të verës “Ku i kalove pushimet ose Ku do t’i kalosh pushimet?” jo të gjithë qytetarët e Lushnjës u përgjigjen me buzëqeshje nga kujtimet e bukura që kanë kaluar ose presin të kalojne. Shumica prej tyre përgjigjen jasht kamerave që nuk kanë mundësinë ekonomike për të përballuar pushimet në një qytet ose shtet tjetër. Shkojnë në plazhin e Divjakës ose në plazhet afër brenda ditës.

60% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të bëjnë pushime larg shtëpisë së tyre. Anketa e fundit e Barometrit të Ballkanit nga RCC, tregon se kjo është shifra më e lartë në të gjithë rajonin dhe se nuk ka asnjë përmirësim me vitin e shkuar.

Vetëm 39% e shqiptarëve kanë mundësi të bëjnë pushime larg shtëpisë, norma më e ulët në rajon. Ky rezultat duket të jetë pasojë e gjendjes së vështirë financiare.

Të dytët pas Shqipërisë janë malazezët, me 50% të të anketuarve që kanë pohuar se nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime jashtë vendit. Për Maqedoninë e Veriut ky tregues është 47% dhe për Serbinë 45%.

Shtetasit e Kosovës, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve i kalojnë pushimet në Shqipëri mendojnë se janë në gjendje të përballojnë pushimet, shumë më tepër sesa shqiptarët. 38% e tyre kanë pohuar se nuk kanë mundësi të përballojnë pushime, ndërsa 58% e tyre mund t’i përballojnë ato.

Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikon rezultatet e Barometrit Ballkanik – sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë mbi opinionet e tyre rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe media, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta digjitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds