Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Zyrën Arsimore dhe mbështetur nga bashkia e Lushnjës, kanë organizuar takimin final folklorik midis shkollave 9-vjeçare: “LUAJMË, KËNDOJMË DHE VALLËZOJMË”.
Morën pjesë në këtë aktivitet shkollat publike dhe private të qytetit dhe të disa Njësive administrative.
Nxënësit ishin përgatitur mirë nga instruktorët e tyre dhe interpretuan me nivel të lartë artistik këngët, vallet dhe lojrat popullore.
Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve për këtë aktivitet të bukur artistik ndërmjet shkollave 9-vjeçare falenderoi pjesëmarrësit dhe tha se ky aktivitet do të vazhdojë çdo vit.
Kjo shfaqje artistike e cila kishte një pjesëmarrje të mirë të nxënësve, mësuesve dhe prindërve e që pritet të kthehet në traditë të përvitshme, u përshëndet dhe nga kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa.
Në përfundim të aktivitetit Qendra Kulturore e Fëmijëve shpërndau disa çertifikata inkurajuese për shkollat pjesëmarrëse.