Me vite të tëra, qentë endacak janë bërë problem i “pazgjidhur” për bashkinë Lushnjë. Çështjen e qenve endacakë deputeti i Lushnjës Saimir Korreshi e ka ngritur prej kohësh në kuvend, emisione televizive dhe rrjetet e tij sociale, ku përmes ironisë dhe humorit i drejtohet Bashkisë së Lushnjës, duke e pyetur se përse kanë sjellë qen endacakë në qytet nga bashkitë e tjera.

Prania e qenve endacakë vazhdon të jetë problem për banorët e Lushnjës. Në kronikën e mëparshme që TV 4Plus bëri për këtë temë erdhën shumë reagime nga qytetarë të cilët mbronin kafshët që nuk kanë asnjë faj, por edhe kërkonin siguri për veten e tyre.  Sot me kamerën tonë filmuan tufën e qenve që bllokoi rrugën e automjeteve  para gjimnazit “18 Tetori” duke u bërë në këtë mënyrë shkaktarë të mundshëm për aksidente nëse shoferët nuk do të ishin të kujdesshëm. Sulme si këto, e madje edhe me pasoja ndodhin pothuajse çdo ditë në qytet.

Bashkia deri më tani nuk ka pasur dhe nuk ka zgjidhje për t’i larguar nga rruga qentë endacakë, për t’i strehuar në qendra për ta, që qytetarët të ndihen të sigurt, por edhe të mos bezdisen nga lehjet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds