Kampionati i 15-të  individual i shahut për shkollat 9 vjeçare që zhvilloi sot fazën e parë eleminatore, mblodhi në Qendrën Kulturore të fëmijëve  mbi 50 fëmijë të apasionuar pas këtij sporti, nga 15 shkolla publike dhe jopublike të Bashkisë Lushnjë. Një aktivitet ky që tashmë Qendra Kulturore po e shndërron në traditë të sajën. Ajo që binte në sy në këtë kampionat ishte pjesëmarrja e lartë e vajzave,

Disa nga shkollat pjesëmarrëse ishin shkolla 9-vjeçare jopublike “ Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”, shkollat 9-vjeçare publike “Dhimitër Mino”, “Kongresi i Lushnjës”, shkolla e Allkaj, “Skënder Libohova”, shkolla “Rrapi Mërtiri” Toshkëz, “Gafurr Muça”, “Liri Kazazi”, “Foto Puka”, “Hasan Seferi”  etj.

Kampionati do të zhvillohet në tre faza dhe po organizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Zyrën Arsimore Vendore që ka për qëllim zhvillimin e këtij sporti. Implementimi i shahut në shkolla është pjesë e një programi të gjërë modernizimi i kurrikulave arsimore, i cili synon të sjellë inovacion dhe progres në shkollat tona. Shahu është një veprimtari e bukur  masive ku  ndërthuret  elementi artistik me atë sportiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds