Duket se ndërhyrja e policëve të OPKE-së, të cilët i dhanë ndihmën e parë deri sa mbërriti ambulanca e EKAV-it dhe e mori, ka rezultuar shpëtimtar për 34-vjeçarin shqiptar që u qëllua me tre plumba në Votanikos në orët e para të së premtes.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga media greke protothema.gr, efektivët e policisë kanë izoluar plagën e barkut që ka pësuar 34-vjeçari, i cili tashmë po trajtohet në spitalin “Georgios Gennimatas”. 34-vjeçari është gjetur në kryqëzimin e Iera Odos me Spyrou Patsis, ku ka kërkuar ndihmë nga kalimtarët, policët me një makinë patrullimi.

Siç mësohet, sulmi me armë ndaj tij ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit në një park në zonën në rrugën e Sidirokastros. Sipas informacioneve autorët kanë qenë në një automjet me të cilin janë afruar më parë me 34-vjeçarin duke e qëlluar tre herë.

Të njëjtat informacione bëjnë me dije se në vendin ku u qëllua janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Kjo është makina e viktimës. La makinën dhe eci me këmbë deri tek ekipi i ndihmës së shpejtë dhe policisë që ndodheshin te stacionuar në zonë. Është një nder zonat e “nxehta” përsa i përket kriminalitetit të Athinës dhe në kryqëzimet pranë, ka edhe ambulanca edhe policë të stacionuar.

34-vjeçari u arrestua në vitin 2019 për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds