Qarku i Fierit renditet i pari në rang vendi për numrin më të lartë të zjarreve të rëna gjatë vitit 2023. Edhe 6 mujori i parë i këtij viti ka pasur raste te shumta ku pjesa më e madhe vijnë nga fshatrat. Për t’i paraprirë situatës, sot në ambientet e muzeut u organizua një takim urgjent për të duskutuar masat për parandalimin e zjarrvënies, ku merrnin pjesë Shefi i Komisaritit të Policisë, Kryetarja e Bashkisë, Shefi i Policisë Zjarrfikëse , Kryetarët e fshatrave etj.
Në fjalën e saj Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa tha se është e rëndësishme të informohen qytetarët për zjarret nëpër fshatra, sepse dëmet që ato shkaktojnë janë të mëdha.
Penalitet ligjore jane ashpërsuar për zjarrvënësit sipas Shefit të Komisariatit të Policisë Lushnjë Edmond Pjetraj, 59 raste i janë referuar prokurorisë për zjarrvënie me nga 5 deri ne 15 vjet burg sipas dëmit të shkaktuar.
Theksi në këtë takim u vu në përgjegjësinë që duhet të kenë Kryetarët e fshatrave. Sipas Shefit të Policisë Zjarrfikëse Xhezmi Metushi, në të gjitha rastet e zjarreve kryetarët e fshatrave nuk kanë njoftuar dhe nuk kanë qenë të pranishëm në vend ngjarje.
Angazhimi i Kryetarëve të fshatrave për sensibilizim të qytetarëve u kërkua të rritet në këtë takim, në të kundërt ndaj tyre do të merren masa ndëshkimore jo vetëm për pushimin nga puna, por edhe të përgjëgjsisë ligjore për shpërdorim detyre.