Kremlini ka reaguar pas pretendimeve se ishte lideri ruse, Vladimir Putin ai që urdhëroi vdekjen e liderit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Pëeskov tha se cdo akuzë se Rusia qëndron pas vdekjes së Prigozhinit, është një gënjeshtër absolute.
Dmitry Peskov u tha gazetarëve në një telefonatë se Vladimir Putin dhe Prigozhin nuk ishin takuar kohët e fundit dhe çdo sugjerim se shefi mercenar u vra me urdhër të Kremlinit është “spekulim”.
Hetimi mbi rrëzimin e avionit vazhdon, tha ai, duke shtuar se pak fakte janë të disponueshme për momentin.
Peskov tha gjithashtu se ishte e paqartë nëse Putin do të merrte pjesë në funeralin e Prigozhin, duke shtuar se presidenti rus ka “një orar shumë të plotë”.