Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se mund të kundërpërgjigjet ndaj vendeve që furnizojnë armë që përdoren kundër objektivave në Rusi, duke iu referuar SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, të cilët këtë javë i dhanë Ukrainës lejen për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi mbi kufi.

“Ne besojmë se kemi të drejtë të përdorim armët tona kundër objekteve ushtarake të vendeve që lejojnë përdorimin e armëve të tyre kundër objekteve tona”, tha Putin për mediat vendase.

Raketat Storm Shadoë të furnizuara nga Britania u hodhën në Rusi për herë të parë këtë javë, vetëm disa ditë pasi Presidenti Biden autorizoi përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi brenda territorit rus.

Presidenti Putin u përgjigj të enjten duke thënë se ushtria e tij kishte testuar një raketë të re me rreze të mesme veprimi në një sulm në qytetin ukrainas Dnipro, e cila sipas tij udhëton 10 herë më shumë se shpejtësia e zërit.

 Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës tha se përdorimi i një rakete të re ishte një “përshkallëzim i qartë dhe i ashpër”, i dyti këtë vit pasi trupat e Koresë së Veriut u dërguan për të forcuar forcat ruse.

 Zelenskyy kërkoi një përgjigje më të fortë nga aleatët. Ministria ruse e mbrojtjes gjithashtu pretendoi të enjten se kishte rrëzuar dy raketa të prodhimit britanik “Storm Shadoë”, gjashtë raketa HIMARS dhe 67 dronë. Sakaq, ekspertët besojnë se përdorimi i raketave perëndimore brenda Rusisë nuk ka gjasa të ndryshojë rrjedhën e luftës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds