Dita botërore e Dhurimit të Gjakut u konkretizua në mjediset e Njësisë Vendore të Kujdesit Shendetësor të qytetit të Lushnjës me një veprimtari praktike me karakter sensibilizues për shtresat në nevojë.
Personat që sot dhuruan gjak ishin pjesë e kontributit vullnetar të punonjësve të shëndetësisë,por kishte edhe qytetarë të cilët iu bashkuan këtij akti human duke dhuruar gjak për fëmijët dhe personat e rritur të prekur nga talasemia.
Konkretisht, ditën e sotme, e cila përkon me Ditën Botërore të Dhurimnit të Gjakut, në Njësinë vendore të Kujdesit Shëndetësor të qytetit u dhurua gjak nga punonjësit e qendrave shendetësore të bashkisë Lushnjë.
Nisma “dhuro gjak, shpëto jetë” ishte sot një veprim konkret, bashkëpunim i Njësisë vendore me spitalin e qytetit.
Mjeku Endrit Susaj në pronocimin e tij për televizionin 4 plus, falenderoi punonjësit që sot dhuruan gjak dhe u bëri thirrje qytetarëve që të rrisin ndjeshmërinë ndaj shtesave që kanë nevojë për gjak, të afrohen prane njesise e të dhurojnë gjak, sepse kështu shpëtojmë jetë.
Drejtori i Njësisë së Kujdesit Shëndetësor Lushnjë, Denis Korreshi, në fjalën e tij tha se ky akt mirënjohjeje është finalizuar falë mbashkëpunimit të Njësisë me spitalin e qytetit.