Kush është më i fortë, uji apo guri?! Ka thënie të ngjashme në shumë kultura të ndryshme përfshirë edhe tonën si “Uji gërryen gurin”
Në fizikë, bëhet pyejta: si mundet që diçka kaq e butë dhe e vogël si pikat e ujit që godasin diçka kaq të fortë si guri, të mundet ta gërryejë sipërfaqet e gurit me kalimin e kohës?
Në një studim të udhëhequr nga shkencëtarët nga Universiteti i Minesotës, përgjigja ishte: shkatërrimi është i mundur sepse energjia e goditjes lëshohet në mënyrë shpërthyese.
Bëhet fjalë për energjinë kinetike.
Studiuesit zbuluan se forca e ushtruar nga një pikëz uji përhapet pasi godet gurin – dhe nuk përqendrohet në qendër të pikës. Pastaj ndodh që shpejtësia me të cilën pika përhapet pasi bie, tejkalon shpejtësinë e zërit në një kohë të shkurtër, duke krijuar një goditje në formën e valës nëpër sipërfaqen e gurit.
Në këtë mënyrë çdo pikëz uji sillet si një ‘bombë’ e vogël, duke çliruar energjinë e saj të goditjes në mënyrë shpërthyese dhe duke i dhënë forcën e nevojshme asaj për të gërryer sipërfaqet e gurit me kalimin e kohës. Me kalimin e kohës ama, dhe koha këtu bën fjalë për qindra mijë a miliona vite.
Një tjetër faktor është ‘tretja’ e gurit gjatë reaksioneve kimike që zhvillohen ndërmjet gurit dhe ujit. Vecçanërisht guri gëlqeror apo ranorët.
Fotot janë bërë në Korab, afër fushës së Panairit.