Kampionati Europian përfundoi, teksa koha tani është për të zbuluar më të mirët. Sot është publikuar një listë, që përfshin 20 mesfushorët më të mirë të Euro 2024.
Në listë është edhe mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, i cili renditet në vendin e katërt. Më mirë se ai, kanë bërë vetëm spanjollët, me Olmo, Ruiz e Rodri. Edhe pse nuk ka realizuar gol në Europian, Xhaka ka dhënë një kontribut të madh për ekipin e drejtuar nga Murat Yakin.
20 mesfushorët e Euro 2024
7,00 DANI OLMO (Spanja)
7.00 FABIAN RUIZ (Spanja)
6,75 RODRI (Spanja)
6,70 XHAKA (Zvicra)
6,67 HJULMAND (Danimarka)
6,67 MERINO (Spanja)
6,63 LOBOTKA (Sllovakia)
6,60 FREULER (Zvicra)
6,60 GULER (Turqia)
6,50 KROOS (Gjermania)
6,50 MUSIALA (Gjermania)
6,50 BERNARDO SILVA (Portugalia)
6,50 SOUCEK (Republika Çeke)
6,50 SHAPARENKO (Ukraina)
6,42 SIMONS (Holanda)
6,40 PALMER (Anglia)
6,38 DE BRUYNE (Belgjika)
6,38 HOJBJERG (Danimarka)
6,38 DUDA (Sllovakia)
6,33 PEDRI (Spanja)