Klubi francez PSG po bën gjithçka që Mbappe të largohet nga Parisi. Fillimisht nuk e grumbulluan për fazën përgatitore ndërsa së fundmi e kanë fshirë edhe nga faqja zyrtare e klubit. Kjo është lëvizja e radhës brenda pak ditësh duke konfirmuar qartë vullnetin e klubit: Mbappe nuk bën pjesë në planet e së ardhmes.

Palët kanë arritur në atë pikë se tani kërcënojnë njëri-tjetrin me padi. Kujtojmë që Mbappe ka një kontratë deri në 2024, pasi klauzola për të rinovuar edhe me një tjetër vit ra poshtë më 1 gusht.