MBLEDHJE E GRUPIT TE PS – Kryeministri Edi Rama, duke dale pas nje mbledhje te grupit te Partise Socialiste, ku eshte perjashtuar nga kjo parti, deputeti Tom Doshi./r/n/r/nMEETING OF SOCIALIST PARTY – Prime Minister Edi Rama, during a meeting of the parliamentary group of Socialist Party.

, do ta gjejë të mbledhur këtë asamble në Tiranë.

Siç edhe kryeministri Rama paralajmëroi javën e shkuar, nga kjo Asamble që do mblidhet në ora 16:30 e të Hënës 4 Shtator priten të bëhen publike ndryshimet e mundshme në qeveri.

Data 4 shtator do të jetë një ditë vendimtare se kush nga ministrat e kabinetit Rama 3 do të qëndrojnë e kush ikën.

Ajo që nuk dihet lidhet me faktin sa do të jetë numri ministrave që lëvizin gjë e cila është një çështje ekskluzive e kryeministrit i cili besohet se edhe me këto ndryshime do të surprizojë.

Në Dhjetor 2018 nga Asambleja socialiste, Edi Rama ndryshoi gati gjysmën e ministrave,  me qëllimin siç u deklarua ai të kohë “për dhënien e impulseve të reja qeverisjes”.

Sinjalet e para për ndryshime të forta në radhës e partisë në pushtet që drejton, Edi Rama i dha në asamblenë e fundit të 26 Korrikut.

Për herë të parë në historinë e kësaj force politike en-block shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë, paçka se në zgjedhjet e fundit lokale socialistët korrën një fitore spektakolare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds