Sot datë 15 mars 2024, ora 16.00 do të zhvillohet vijimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, njofton Sekretaria e Konferences së Kryetarëve.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ishte planifikuar te mbahej dy  ditë me pare, por siç mësoi Vizion Plus takimi u shty për shkak se palët nuk ranë dakord për objektin e hetimit  te komisioneve hetimore.

Me sa duket palët kanë zgjidhur ngërçin mes tyre, e për rrjedhojë i hapën rrugë Konferencës së Kryetarëve, në të cilën pritet të diskutohen dhe caktohen prcedurat për marrëveshjet për të cilat PS dhe Rithemlimi ranë dakord disa ditë më parë.

Kujtojmë se opozita ka kërkuar komision hetimor për koncesionet në shëndetësi dhe për të dhënat e dala nga sistemi TIMS. Sipas ligjit të votuar nga mazhoranca vitin e kaluar, objekt i një komisioni hetimor nuk mund të jetë një objekt që tashmë është duke u hetuar nga drejtësia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds