Sot u zhvillua provimi i klasave të pesta të shkollave nëntëvjeçare në shkallë republike.
Ashtu siç ishte përcaktuar edhe në Udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, provimi kishte si qëllim të testonte nivelin, përgatitjen dhe formimin e përgjithshëm të nxënësve përgjatë ciklit të 5 viteve të arsimit fillor.
Testi u zhvillua me shkrim dhe kryesisht kishte pyetje nga programi i lëndës së Gjuhës shqipe, Leximi letrar dhe Dituria e natyrës.
Pyetjet ishin të një niveli mesatar dhe nxënësit brenda 1 orë e 30 minuta iu përgjigjën pyetjeve me shkrim dhe u larguan nga qendra e provimit.
Sipas informacionit që morëm nga drejtorja e Zyrës arsimore të Lushnjës, zonja Zeniola Hoxha, provimi është vlerësuar nga të gjitha drejtoritë e shkollave publike e jopublike si një ngjarje e rëndësishme në jetën e fëmijëve.
Në shkallë bashkie numri i përgjithshëm i fëmijëve të regjistruar në klasën e 5-të ishte 706 nxënës, kurse në fakt sot morën pjesë në provim 695 nxënës.Diferencat janë për shkak të transferimit të familjeve.
Nxënësit u grupuan në 10 qendra provimi, 4 në qytet dhe 6 në fshat.
Për një informacion më tej rreth zhvillimit të provimit i morëm një opinion zv/drejtoreshës së shkollës Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa, zonjës Elizabeta Metushi.
-sinkron Elizabeta
Gjatë kohës së zhvillimit të provimit janë respektuar të gjitha rregullat e vendosura nga institucioni dhe mbarëvajtja ishte e shkëlqyer e pa asnjë problem.
Zyra arsimore kishte marrë të gjitha masat që provimi të zhvillohej sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit.
Provimet do të vlerësohen nga një komision i posacëm që ka ngritur Zyra arsimore dhe notat do t’u jepen nxënësve brenda afër 10 ditëve.
