Protesta e radhës e thirrur nga Rithemelimi nisi në orën 11:00 sot para bashkisë së Tiranës. Protestuesit hedhën mollë dhe flakadanë në drejtim të bashkisë, ndërsa këshilltarët e opozitës tentuan të futen në Bashki, se duan të marrin informacion në lidhje me kërkesën e tyre për të mbledhur këshillin bashkiak për çështjen e drejtorëve të arrestuar.

Kjo gjë ka shkaktuar kaos para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit e indinjuar janë përplasuar me policinë, ndërsa kanë hedhur molotov drejt godinës, duke shkaktuar kështu zjarr. Ata  gjithashtu kanë tentuar që të hapin gardhin metalik, duke e shkallmuar atë dy herë.

Protestuesit e quajnë Kryetarin e Bashkisë së Tiranës hajdut dhe kërkojnë mes thirrjesh dorëheqjen e Veliajt.

Situata precipitoi, deri në ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds