Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protesta e 15-të e thirrur para Bashkisë kishte të njëjtën kërkesë dorëheqjen e Erion Veliaj nga posti i kryebashkiakut.

Në protestë nuk kanë munguar incidentet e vogla, përfshi edhe djegien e disa gomave, dhe hedhjen e objekteve drejt godinës së Bashkisë së Tiranës,por kanë munguar përplasjet e forta mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Policia ka ndërhyrë për të fikur flakët që iu vendosën gomave, ndërsa kanë vijuar akuzat në drejtim të Kryebashkiakut Veliaj dhe SPAK.


Protesta e zhvilluar sot dukej si një vijim i ritualit të protestave të mëparshme, ndërkohë që nga mesazhet e dhëna dukej më shumë si një protestë që synonte ti bëhej thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në protestën kombëtare të 11 korrikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds