Në Shkodër u mbajt sot protesta e thirrur nga opozita pas ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë ku 3 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe një grua e pafajshme.

Mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para bashkisë së Shkodrës teska mbajnë pankarta në duar me mbishkrimin “Qytetërimi është më i fortë se krimi”.

Qytetarët që i janë bashkuar protestës kanë qëndruar në heshtje për disa minuta, ndërsa protesta është konsideruar si solidare nga përfaqësues të PD-së.

Marshimi i qytetarëve kundër krimit të organizuar ka përfunduar pas rreth 50 minutash. Ky marshim i heshtur, sikundër e quajti nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, vjen 3 ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqendrën e veriut, ku 3 persona humbën jetën si pasojë e një atentati mafioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds