Protesta e blegtorëve dhe fermerëve të jugut që filloi në orën 12:00 po vazhdon.

Blegtorët dhe fermerët bllokuan me traktorët e tyre dhe makinat bujqësore aksin rrugor Fier-Lushnjë.

Ata kërkojnë subvencione nga shteti për prodhimin e tyre pasi produktet që vijnë nga importi shiten më çmim më të lirë se produktet vendase. 

Fermerët janë nisur me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja drejt rrethrrotullimit të Savrës në autostradën Lushnje-Fier. Ata paralajmëruan më parë se në mesditë do të bllokonin autostradën Lushnje-Fier me traktorët e tyre në mënyrë demonstrative për padrejtësinë që, sipas tyre, po u bëhet nga industria e qumështit, për skemat e subvencionimit, dhe një sërë institucionesh të cilat nuk ushtrojnë autoritetin sipas ligjit.

Pankartat e protestës me mbishkrimet: “Duam subvencione si Europa”, “respektoni prodhimin vendas”.

Blegtorët nga Lushnja, Fieri, Berati, Kavaja e Vlora protestuan duke derdhur qumësht në rrugë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds