Banorët e Hoxharës së Re në Fier, janë ngritur në protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm  në banesat e tyre prej vitesh. Furnizimi me ujë në rubinetat e çesmave mungon duke filluar  në muajin  maj  deri në fund të shtatorit.

“Ujë kemi një orë në 24 orë, por kur vjen uji ikin dritat. Uji mungon si për të pirë, për t’u larë e për cdo shërbim tjetër “ thonë të indinjuar banorët .

Ata pohojnë gjithashtu se mungesa e këtij elementi jetik në përditshmërinë e tyre është absurde teksa theksojnë se janë taksapagues të rregullt. Banorët thonë se ata jo vetëm po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, por edhe bagëtitë po thahen për ujë.

Njëzëri ata pohojnë se për këtë situatë janë ankuar e kanë protestuar disa herë, por askush nuk u ka dhënë zgjidhje prej njësisë administrative apo UK Fier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds