Banorët e Hekalit në Mallakastër janë mbledhur sërish paraditen e sotme në një protestë, ku janë shprehur të vendosur për të mos lejuar zbatimin e projektit që do të rikonstruktojë aksin rrugor drejt Bylisit për faktin se jo vetëm punimet, por edhe zgjerimi i rrugës dëmton varrezat.
Banorët janë shprehur me zemërim, se zgjerimi i rrugës prej 1(një) metër qe iu është ofruar si zgjidhje, dëmton varrezat dhe këtë nuk do ta lejojnë kurrsesi.
Ky është aksi që lidh Mallakastrën me pikën turistike të Bylisit dhe zgjerimi i rrugës sipas projektit në fjalë do të prishte e qivuret që ndodhen pranë rrugës. Ky fakt i detyroi banorët e zonës dy muaj më parë të kundërshtonin fuqishëm zbatimin e këtij projekti dhe kundërshtimi i tyre bëri të mundur mos lejimin e punimeve në pjesën e varrezave shumëvjeçare të fshatit. Përballë kësaj situate ata kërkojnë njëzëri pezullimin e punimeve dhe devijimin e rrugës në gjatësinë prej 200 metra, ku shtrihen varrezat.