Pensionistët protestuan për të gjashtën herë para ndërtesës së Kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në Tiranë, ku edhe këtë herë i parashtruan ekzekutivit shqiptar kërkesat e tyre.
Si PD edhe PS këtë gjë kanë bërë në këto 34 vjet demokraci, ne na kanë lënë në mëshirë të fatit. Bonusi në fund të vitit është një lëmoshë. Unë nuk mund të ha një ditë e të rri një vit. Minimumi jetik duhet të jetë 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Sa del nga shtëpi në mëngjes ke “xhep, jep”. Unë kam punuar 40 vjet mësues matematike e sot marr si pension 200 mijë lekë në muaj, për turp. Para ime sot duhej të ishtë 500 mijë lekë të vjetra”, u shprehën pensionistët.
Jam 87 vjeç e jetoj me plakën time. Pensionet ikin për ujë, drita, ilaçe e çfarë na mbetet në fund, asgjë.