Ditën e sotme do të mbahet në Tiranë protesta e thirrur nga Partia Demokratike.

Duket se pjesëmarrja do të jetë masive, se nga gazetarët në terren raportohet se nga Lushnja pritet të nisen rreth 1 mijë demokratë vetëm nga strukturat e PD, duke mos llogaritur numrin e qytetarëve.
Ndërkohë nga Shkodra pritet të mbërrijnë në kryeqytet rreth 600 persona, ndërsa nga Fieri rreth 700 anëtarë të strukturave të PD, me mjete private.

Rreth 1440 simpatizantë do nisen nga juglindja, 720 nga Korça, 300 nga Pogradeci, 200 nga Devolli, 200 nga Maliqi dhe 17 nga Kolonja.

Ndërkohë rreth 1000 protestues nga opozita e qarkut të Beratit kanë konfirmuar nisjen drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës së sotme të opozitës. Rreth 500 demokratë do të nisen nga Berati me mjete private, ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë nisur që prej mbrëmjes së djeshme,nga frika se mos policia u ndalonte hyrjen në kryeqytet. Vetë drejtuesit e 5 degëve të Partisë Demokratike në qarkun e Beratit konfirmojnë se protestuesit janë nisur në mënyrë të paorganizuar,me mjetet e tyre private pasi autobuzët e linjës së Tiranës nuk kanë pranuar të nisen me protestues sepse janë njoftuar nga terminalet e linjave se nuk do të pajiseshin me lejen e udhëtimit. Nga dega e PD-së Kuçovë janë nisur drejt protestës në Tiranë 150 demokratë, nga Dimali 90 demokratë, nga Poliçani 65 dhe nga Skrapari 50 demokratë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds